Vjen lajmi i shumëpritur për Khabibin

Vjen lajmi i shumëpritur për Khabibin

Ndonëse dy herë vetë kampioni Khabib Nurmagomedov ka deklaruar se mund të largohet nga UFC, madje ka edhe një video ku fton Floyd Mayweather në duel, presidenti i UFC-së, Dana White, që në një intervistë për televizionin amerikan TMZ, ka qetësuar fansat e këtij sporti.

“Gjithçka është normale, marrëdhënia jonë me Khabib është shumë e mire. Të gjithë janë duke shkruar gjëra të pavërteta në media. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë. Ky sport është edhe biznes, kështu që brenda një jave kanë ndodhur shumë gjëra të tjera”,  u shpreh Dana White.

Khabib Nurmagomedov, pasi fitoi ndaj McGregor, pati kërcënuar UFC-në se do të largohet nga ky sport nëse nuk lejohet kolegu i tij Zubaira Tukhogov të duelojë. Ndërkohë që, Khabib ka konfirmuar se ka marrë oferta edhe për të dueluar në WWE.

Shpërndaje në: