Vjen një lajm i mirë për tifozët e Realit në lidhje me James Rodriguez
Sipas raportimeve nga Anglia dhe Gjermania, ylli i Bayern Munich, James Rodriguez është gati të rikthehet te Real Madrid në fund të sezonit me Zinedine Zidane që sipas të gjitha gjasave do të shkarkohet. Rodriguez u detyrua të largohet nga Real Madrid gjatë merkatos së verës së kaluar, me kolumbianin që nënshkroi një kontratë 2-vjeçare huazimi te Bayern Muich. Mungesa e minutazhit dhe hapësirave në Bernabeu, me dorën e hekurt të trajnerit Zidane, që e linte atë rregullisht në pankinë, shtynë kolumbianin të transferohet në Bundesligë.

Ndërkohë, Liverpool ka dalë zbuluar me ofertën për të blerë përfundimisht Rodriguez, nëse do të ekzistojë mundësia pas përfundimit të kontratës së huazimit të tij te Bayern Munich, në 2019, të bindur se mund të kapërcejnë mundësitë financiare të gjermanëve. Sipas medias spanjolle “Don Balon”, Rodriguez është i vendosur të rikthehet te “Los Blancos”, dhe presidenti Florentino Perez është i gatshëm t’i plotësojë atij dëshirën. “Don Balon” i referohet pikërisht fjalëve që kanë rrjedhur nga blerja më e fundit e Barcelonës, kolumbianit Yerry Mina.

Sipas “Don Balon”, lojtari blaugrana ka mësuar se Rodriguez është i dëshpëruar të rikthehet në La Liga. Supozohet se kolumbianit i mungon Spanja dhe u ka thënë drejtuesve të Bayern, se do të largohet nëse ka qoftë edhe një shans të vogël për t’u rikthyer. Perez është gati ta rikthejë James Rodriguez, me 70-vjeçarin që pritet të shkarkojë francezin Zidane në fund të sezonit. Ishte vendimi i Zidane për të mos aktivizuar kolumbianin që e detyroi këtë të fundit të huazohet te Bayern.



