Vjen një paralajmërim nga Adelina Ismaili (Foto)
Ka kohë i ka munguar skenës muzikore diva e muzikës Adelina Ismaili, ajo ka vite që është shkëput nga muzika, dhe është duke shijuar epitetin nënë, shkruan Kosovarja.
Adelina gjatë gjithë kohës ka treguar se ndjehet e veçantë dhe se të bërit nënë i ka ndryshuar çdo koncept të jetës. Kur është pyetur se a do i rikthehet muzikës ajo ka dhënë këtë përgjigje ‘ Nuk them kurrë, por jo si më parë aktive’.
Jeta bashkëshortore dhe djali tani jetën e Adelinës e kanë përplotësuar sa që nuk ndjen atë dashurinë e madhe për skenën si vite më parë. Por pas shumë kohës ajo krijoj një emocion për të gjithë, kur I shfaq në Gjilan gjatë fushatës zgjedhore.
Këngëtarja e shumë hiteve befasoi me pjesëmarrjen ne serialin ’O sa mirë’ ku u prit me shumë admirim. Ajo para pak minutash ka publikuar një fotografi duke paralajmëruar se diçka shumë shpejt po vjen. Të gjithë në pritje se çfarë befasie do servoj ajo për publikun.




