Vjen reagimi i parë nga presidenti Macron, për lirimin e pengjeve nga Hamasi

Vjen reagimi i parë nga presidenti Macron, për lirimin e pengjeve nga Hamasi

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pasi Hamasi u deklarua i gatshëm për bisedime paqeje në përgjigje të planit  të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Në një reagim në platformën X, Macron tha se dorëzimi i të gjithë pengjeve dhe armëpushimi në Gaza janë të arritshme.

Lirimi i të gjithë pengjeve dhe një armëpushim në Gaza janë të arritshme! Angazhimi i Hamasit duhet të ndiqet pa vonesë. Tani kemi mundësinë të bëjmë përparim vendimtar drejt paqes”, tha Macron.

Ai u zotua se Franca do të “luajë rolin e saj të plotë në përputhje me përpjekjet e saj” në OKB, përkrah SHBA-së, izraelitëve dhe palestinezëve, si dhe partnerëve globalë.

Macron vlerësoi Trumpin dhe ekipin e tij për “angazhimin e tyre ndaj paqes”, duke shtuar se “angazhimi i Hamasit duhet të zbatohet pa vonesë”.

Ndërkohë, të premten, Trump i dha Hamasit kohë deri në orën 6 pasdite sipas kohës së Uashingtonit (22:00 GMT) të dielën për të miratuar planin e tij.

Plani synon ta shndërrojë Gazën në një zonë pa armë, me një mekanizëm qeverisjeje kalimtare të mbikëqyrur drejtpërdrejt nga Trump përmes një organi të ri ndërkombëtar të ngarkuar me monitorimin e zbatimit.

 

Shpërndaje në: