Vjen vendimi zyrtar nga Federata për rastin e Agueros
Federata e Futbollit të Anglisë nuk do të marrë asnjë veprim ndaj Sergio Agueros pas incidentit të mbrëmshën në FA Cup.
City u eliminua nga kjo garë nga skuadra e cila garon në League One, Wigan Athletic, duke u mundur 1:0.
FA, pasi diskutoi me të dyja klubet rreth incidentit pas ndeshjes, ka informuar Cityn se Aguero nuk do të ndëshkohet për këtë incident.
Përveç këtij incidenti mes Agueros dhe tifozit, pati edhe incidente tjera pas ndeshjes, me tifozët e Wiganit të cilët hodhën gjësende në drejtim të policisë



