Vjollca Robelli vendos që t’i rikthehet muzikës

Vjollca Robelli vendos që t’i rikthehet muzikës

Sigurisht se ju kujtohet prezantuesja dhe këngëtarja, Vjollca Robelli.

Ajo ka kohë që nuk është e pranishme në skenë, shkruan arbresh.info

Vjollca tash e sa vite jeton në Londër, ku ka studiuar dhe ka krijuar familje, e së fundmi me anë të një postimi, ajo ka treguar se do ti rikthehet muzikës.

Ky është postimi i saj i plotë:

Shoqni e dashur,

Kam nje lajm per ju ? Po shpresoj qe ende e mbani mend kangen time “Ajo”. E di qe ka kalu kohe e gjate, por shume shpesh me keni pyt se a do t’i kthehem prap muzikes.
Ma ne fund pasi qe kom perfundu studimet ne Londer dhe jam ba nane e tre femijeve edhe mas shume angazhimeve te ndryshme sikurse edhe secili prej jush, po i kthehem asaj qe e dua shume, pra Muzikes.
Jam duke punu bashke me dy muziciente shume te mire ketu ne Londer dhe jemi duke i perfundu dy kanget e para te projektit tim, per te cilat do te ju njoftoj me shume se shpejti…
Tani per tani ju lus qe te klikoni ne linkun e meposhtem dhe te abonoheni ne kanalin tim zyrtar ne Youtube, te cilin e kam hap keto dite dhe kam ngarku ne te kengen “Ajo”. Ne kete kanal do te postoj shume shpejt edhe kenget tjera .
Ju falenderoj shume per perkrahjen dhe shpresoj te ju sjell muziken qe ju e adhuroni.
Se shpejti do te kthehem me te rejat e fundit…

https://www.youtube.com/watch?v=Oluxhkg6TZ8

Shpërndaje në: