Vjosa Osmani dekoron futbollistët e Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dekoruar futbollistët e Kombëtares së Kosovës.
Osmani u shpreh se kjo dekoratë vjen në emër të popullit të Kosovës për përfaqësimin e denjë.
Të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajneri i Kosovës, Franco Foda.



