Vjosa Osmani kërkoi që presidenti të votohet nga populli, ja çka thotë Albulena Haxhiu
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur që ka pranuar amandamentet kushtetuese të presidentes Vjosa Osmani, që parashohin zgjedhjen e presidentit nga populli.
Ajo ka thënë se i bashkohet thirrjes së Osmanit që të votohen këto amandamente.
“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, thuhet në njoftimin e Haxhiut.



