Vjosa Osmani thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur seancën kostituive për ditën e nesërme.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e presidencës.
Presidentja Vjosa Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit më 11 shkurt në orën 12:00
Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00.



