Vladimir Klitschko jep deklaratë para meçit, këto janë fjalët e tij (Video)
Anthony Joshua – Wladimir Klitschko, është meçi që janë duke e pritur të gjithë me padurim dhe skan mbetur as 2 orë të plota që të fillojë.
Një orë para fillimit të këtij super-meçi Klitschko ka dhënë një deklaratë
41 vjeçari foli rreth një USB-je që ai e kishte marrur, dhe në të cilën thoshte se janë të gjitha përgjigjet në pyetjet e të gjithë gazetarëve, se cili do të fitojë.
“Mos më pyesni pas meçit se çfarë ka në te. I vetmi person që do të jetë në gjendje hapë atë dhe të shikojë atë, është personi i cili do të blejë bluzën time me gjith të. Paratë do të shkojnë në Fondacionin Klitschko” ka thënë boksieri ukrainas.
“Kjo është një gjë që e kam bërë gjithmonë me shumë dashuri, kam qenë edhe më përpara ktu dhe jam duke e shijuar çdo moment” ka përfunduar Klitschko.



