Vladimir Putin: Do të martohem, edhe ashtu jam i pashëm (Video)
Vladimir Putin mundohet të fshehë sa më shumë jetën e tij private. Por kështu nuk ka mundur të veprojë edhe sot në konferencën e tij vjetore me qindra gazetarë.
Ai është pyetur se kur do të martohet.
Ka thënë se sigurisht se ‘do të martohet një ditë’, shkruan Periskopi.
“Si një person i pashëm që jam, më duhet të them se do të martohem një ditë”, ka thënë Putin.
Presidenti rus nuk ka folur për ndonjë emër, se kush mund të bëhet Zonja e Parë ruse, por i është kundërpërgjigjur gazetarit me të njëjtën pyetje: Po ju, a jeni i martuar’./Periskopi/



