Vlerësimi i Zenelit pas përformancës së sotme
Arbër Zeneli u bë protagonist në fundin dramatik të ndeshjes mes Ajax Amsterdam dhe Heerenveen.
Ndeshja mes tyre përfundoi me një barazim dramatik 4 me 4, ku golin e fundit e asistoi ylli kosovar, shkruan Periskopi.
Futbollisti që u përcoll nga skautët e Chelseat krosoi topin në fundin e ndeshjes, derisa shoku i tij i skuadrës Pierie me kokë shënoi për 4 me 4, për ta fituar një pikë mjaft të rëndësishme.
Për asistin e dhënë dhe përformancës së tij gjatë gjithë ndeshjes Arbër Zeneli është vlerësuar me notën 8, derisa bashkëlojtari i tij Lammers, që shënoi dy herë dhe asistoi njëherë, është shpallur më i miri. /Periskopi




