Vlora Çitaku: 140 mijë punëtorëve u rrezikohen vendet e punës për shkak të Martin Berishajt

Vlora Çitaku: 140 mijë punëtorëve u rrezikohen vendet e punës për shkak të Martin Berishajt

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas intervistimit të Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale.

Çitaku thotë se rreth 140 mijë punëtorëve u rrezikohen vendet e punës, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike dhe ironikisht, ajo thotë se këtë hall e ka Martin Berishaj.

“Rreth 140.000 punëtorëve u rrezikohen vendet e punës. Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike.
Po e dini kush nuk e ka këtë hall?
Martin Berishaj”, shkroi Çitaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Rreth 140.000 punëtorëve u rrezikohen vendet e punës. Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike.

Po e dini kush nuk e ka këtë hall?
Martin Berishaj.

Pavarësisht dëshmive publike dhe aferave milionëshe, ai vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë. Sepse i shërben liderit suprem.

Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë.

Marrezia nuk paska kufi.

Shpërndaje në: