Vogëlushja në foto, sot është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare
Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, dje ka festuar ditëlindjen e 20-të.
Edhe pse ka pak vite, ajo tashmë shquhet për zërin e mrekullueshëm dhe talentin, që e ka shfaqur në çdo skenë ku ka shkelur.
Dje ajo vendosi të publikojë një fotografi, kur ka qenë e vogël, në të cilën duket shumë e ëmbël.
Ajo për publikun u bë e njohur gjatë pjesëmarrjes në “X Factor Albania 2”, ku edhe u shpall fituese.
Ndërsa tani vazhdon të shijojë suksesin e këngëve të njëpasnjëshme dhe mjaft të pëlqyera nga publiku.




