Vokrri: Serbia më uroi për vendimin e CAS (Video)

Vokrri: Serbia më uroi për vendimin e CAS (Video)

Gjykata në Llozanë, përmes një vendimi në faqen e saj bëri të ditur se ka refuzuar kërkesën e Serbisë si të pabazë, pasi ka interpretuar nenin 5.1 të Statutit të UEFA-së. E ky nen nënkupton që territori në të cilin gjendet një federatë e futbollit, ta pranojë si shtet të pavarur të njohur nga shumica e shteteve të OKS-bë

Vendimin e ka mirëpritur kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili ka folur gjatë të martës mbrëma për Sportin në KTV.

Kosova u pranua në maj të vitit të kaluar në UEFA dhe FIFA, por Serbia u ankua se UEFA-ja shkeli statutin.

Pavarësisht ankesës, Vokrri ka thënë se gjithnjë ka besuar që do të merret vendimi i duhur.

Në ditën e triumfit të Kosovës ndaj Serbisë, sërish, Vokrri ka thënë se ka marrë qindra urime, përfshirë edhe nga serbët dhe ish-kryetari i Federatës së futbollit të Serbisë, Karaxhiq.

Vokrri ka thënë se tash i mbetet Kosovës të përqendrohet në anën sportive pasi është fituar një tjetër betejë politike me Serbinë.

https://youtu.be/P8Jvo3SIIzI

Shpërndaje në: