Vokrri zbulon se kush ka votuar nga Përfaqësuesja e Kosovës
Sot ne të gjithë territorin e Kosovës po mbahen zgjedhjet në nivel qëndror.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka zbuluar se cilët nga futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës kanë votuar.
“Kanë pasur dëshirë, por për shkak të angazhimeve nuk kishin mundësi”, deklaroi Vokrri për “Klan Kosova.
Vokrri më pas konfirmoi se zyrtarët e federatës kanë arritur të votojnë.
“Por, ne e kemi kryer obligimin tanë në mëngjes”, tha Vokrri. /Periskopi



