Volejbollistja thyen këmbën, shikoni reagimin e sportisteve (Video)
Kampionia e dyfishtë olimpike, Taisam Daher Menezes në një ndeshje të Ligës së Kampionëve mes Fenerbahces dhe Ezacibasi ka thyer këmbën e saj.
Në një duel për ta bllokuar goditjen e kundërshtares, volejbollistja nga Brazili kërceu, por kur bie në tok ajo thyen këmbën, përcjell Indeksonline.
Reagimi i bashklojtarëve dhe kundërshtarëve ishte vërtet i mërzitur, disa me lot në sy e disa u larguan nga vendi i ngjarjes, duke u frikësuar për ta shikuar atë.
Takimin e fitoi skuadra e Ezacibasju me rezultat 3-1 kundër ekipit turk, Fenerbahce të cilët ia dedikuan lojtares braziliane.



