“Vota jote nuk ka çmim”- Ambasada amerikane mesazh për zgjedhjet e 11 majit
Dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, duke e cilësuar atë si një mjet të fuqishëm për të ndikuar në të ardhmen e tyre.
“Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim”, thuhet në mesazhin e SHBA-së.



