Votat në përfaqësitë diplomatike do të numërohen në Kosovë, e konfirmon KQZ

Votat në përfaqësitë diplomatike do të numërohen në Kosovë, e konfirmon KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më tani ka përfunduar procesi i votimit në 25 përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ku dalja e qytetarëve ka qenë 15.597 votues, ose 81.29% nga gjithsej 19.187 votues të regjistruar.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha në një konferencë për media se gjatë gjithë ditës kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe se procesi i votimit ka kaluar në mënyrë të qetë.

“Deri tani ka përfunduar votimi në përfaqësitë diplomatike në shtete si: Turqi, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke, Hungari dhe Mbretërinë e Bashkuar. Votimi në katër përfaqësitë e tjera, në SHBA dhe Kanada, pritet të përfundojë sipas orës lokale në Kosovë në orën 01:00 pas mesnatës”, tha Radoniqi.

Shpërndaje në: