Votimi i ligjit për sigurime shëndetësore, Zemaj: E kontrabanduan për ta kthyer në përfitim elektoral
Deputeti Armend Zemaj ka reaguar ashpër pas miratimit të ligjit për sigurime shëndetësore nga pushteti.
Ai në Facebook tha se ky projektligj u kontrabandua nga VV-ja për ta kthyer në përfitim elektoral.
Zemaj tutje tha se për katër vite nuk u bë kjo, e sot pa u konsultuar e miratuan këtë ligj, që sipas tij është mashtrim.
Postimi i plotë:
I prapranueshëm fakti se si VV-ja e kontrabandoj sot projektligjin për sigurime shëndetësore, brenda ditës në dy leximet, duke mashtruar dhe improvizuar, nga gutia e madhe për ta kthyer në përfitim elektoral.
Patën 4 vite kohë, nuk u morën me të por sot pa asnjë konsultim, pa u lënë kohë deputetëve të bëjnë propozimet e tyre për ta përmirësuar sado pak propozimin skandaloz të qeverisë së paaftë, që aftësinë e vetme e ka mashtrimin.
Por, ky mashtrim do të ndëshkohet nga qytetarët më 9 shkurt. E sigurimet do të bëhen me qeverinë e re të LDK-së!



