Votohen nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

Votohen  nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur pesë nënkryetaret e Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.

Në votim morën pjesë 115 deputetë, nga të cilët 104 votuan për, 3 kundër dhe 6 abstenuan.

Ardian Gola nga LVV, Kujtim Shala nga LDK dhe Vlora Çitaku nga PDK, janë zgjedhur nënkryetarët e Kuvendit.

Hekuran Murati propozoi Ardian Golën për nënkryetar nga LVV.

“Grupi parlamentar i PDK-së e propozon Vlora Çitakun”- tha Blerta Deliu  e PDK-së.

“LDK propozon Kujtim Shalën”- tha Besian Mustafa.

Lista Serbe, përmes deputetit Igor Simiq, propozoi Sllavko Simiqin.

Elbert Krasniqi propozoi Emilija Rexhepin.

Shpërndaje në: