Voton Bedri Hamza: Do të bëjë maksimumin që Kosova të ketë institucionet
I pari i PDK’së, njëherit kandidat për kryeministër, Bedri Hamza hodhi sot votën e tij për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës në Shkollën “Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Ai pas votimit tha se do ta jap maksimumin që të themelohen institucionet.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë sipas bindjeve, sipas vullnetit të tyre. Jam i bindur që sot do të jetë ditë e mbarë, dhe pres që gjithçka të shkojë mbarë. Deri tash nuk ka informacion se ka ndonjë problem dhe uroj që të mos ketë. Nuk është mirë me ndodh mungesa e energjisë elektrike. Dua të jem pozitiv dhe pres që gjithçka të shkojë mirë. Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione, mos të ketë vakuum institucional, dhe vendi të ecë përpara”, ka deklaruar ai para mediave”, tha Hamza.



