Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte atdhetar i madh, dha kontribut për lirinë e Kosovës

Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte atdhetar i madh, dha kontribut për lirinë e Kosovës

Zenun Elezaj, kryetar i Klinës, ka reaguar lidhjen me ngjarjen tragjike që ka ndodhur sot në Klinë, ku për shkak të të shtënave me armë zjarri, mbeti i vdekur Faruk Jusufi.

Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes, duke thënë se viktima do të kujtohet si person i respektuar dhe i dashur.

Postimi:

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Faruk Jusufit. Faruku ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si atdhetar i madh që ishte, ai dha një kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës.

Të gjithë ne që e njohëm do ta kujtojmë si një person të respektuar dhe të dashur.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur!

U prehte në paqe!

Spitali i Pejës për vrasjen në Klinë: Viktima erdhi pa shenja jete

 

Shpërndaje në: