Vrasja në Malishevë, Kryeprokurori dhe Prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria jep detaje

Vrasja në Malishevë, Kryeprokurori dhe Prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria jep detaje

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës.

Dhëndrri ka vrarë dy vëllezërit e gruas së tij.

Në vendngjarje ku ka ndodhur rasti ndodhen kryeprokurori dhe prokurori kujdestar, ka thënë Prokuroria Themelore në Gjakovë.

“Ju njoftojmë se në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet e nevojshme të policisë,  Kryeprokurori dhe Prokurori Kujdestar. Sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e provave në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

 

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ka shtuar ai.

Aktualisht, Njësia K9 e Policisë së Kosovës është angazhuar në terren për lokalizimin e të dyshuarit, i cili pas ngjarjes është arratisur.

Dy vëllezërit që u vranë nga dhëndrri dyshohet se janë mërgimtarë, kishin ardhur në të pamë për babanë

Shpërndaje në: