“Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, policët e dyshuar dalin sot para gjykatës
Sot nga ora 10:30 do të mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të dyshuar në rastin e vdekjes së 27 vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.
Seanca do të mbahet në degën e Gjykatës në Lipjan.
Zejnullahu vdiq mesnatën e 6 korrikut pak pasi u arrestua nga policia.
Në media janë publikuar video tronditëse që tregon momentet e fundit të jetës së Zejnullahut.



