Vrasje shokuese në Greqi: 15 vjeçari mbyt nënën me peshqir

Vrasje shokuese në Greqi: 15 vjeçari mbyt nënën me peshqir

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Trikalas, Greqi, mëngjesin e sotëm.

Një 18-vjeçar akuzohet për vrasjen e nënës së tij, 54 vjeçare, duke e mbytur me peshqir brenda shtëpisë së saj, transmeton klankosova.tv.

Sipas mediave greke, i riu nuk jetonte me nënën e tij, por e kishte vizituar në shtëpinë e saj në lagjen Flammouli, në qytetin e Trikalas. Pas një sherri të fortë mes tyre, ai ka përdorur një peshqir për të mbytur nënën e tij.

Pasi kryen aktin e tmerrshëm, i riu ka njoftuar autoritetet dhe ka kërkuar ndihmë.

Policia ka arritur shpejt në vendngjarje dhe e ka arrestuar. Ndërkohë, hetimet për këtë ngjarje tragjike janë duke vazhduar./Periskopi/

Shpërndaje në: