Vrau në mënyrë makabre gruan, portieri brazilian mbetet në burg
Portieri brazilian Bruno Souza do të vazhdojë të mbetet në burg. Në vitin 2013u dënua me 22 vjet heqje lirie për vrasjen e ish të fejuarës, Eliza Samudio.
Portieri i skuadrës, Boa Esporte, në të shkuarën pjesë e Corinthians e Flamengo, pas katër viteve në burg fitoi përkohësisht lirinë në pritje të vendimit të një vendimi të ri nga një panel prej 5 gjykatësish, të cilët vendosën në favor të dënimit të futbollistit, i cili duhet të qëndrojë edhe 18 vjet pas hekurave për të kompletuar gjithë pjesën e mbetur të dënimit.
I dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit me 22 vjet heqje lirie për vrasjen e të fejuarës, Eliza Samudio, portieri brazilian gjeti përkohësisht një klub ku të aktivizohej. Ai nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me skuadrën Boa Esporte që militon në Serie B të kampionatit Minas Gerais me shpresën e nisjes së një jete të re.
Përpara arrestimit, ish-portieri i Flamengos ishte edhe në orbitën e Kombëtares për të marrë pjesë në Botërorin 2014. Vendimin e parë gjykata e mori në vitin 2013 dhe në 24 Shkurt ai doli nga burgu, shkruan Super Sport.
Vrasja e ish të fejuarës modele disa vjet më parë tronditi botën e futbollit dhe jo vetëm për shkak të makabritetit të kësaj ngjarjeje pasi kufomën e viktimës ai ua hodhi qenve duke zhdukur çdo provë por policia arriti ta kryqëzonte duke e çuar përpara gjykatës.



