Vriten 31 militantë të ISIS’it në Afganistan
Në Nangarhar të Afganistanit janë vrarë 31 militantë të organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklarate me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit thuhet se në një operacion kundër militantëve të organizatës terroriste DAESH në Kot të Nangarharit janë vrarë 31 militantë.
Ministria thotë se ky numër i militantëve është vrarë në 24 orët e fundit. Ndërkohë operacionet vazhdojnë nga ajri dhe toka.
– Operacionet kundër talebanëve
Nga ana tjetër në operacionet e 24 orëve të fundit kundër talebanëve 8 militantë janë vrarë dhe është sekuestruar një sasi e madhe municionesh.
Në deklaratë është theksuar gjithashtu se si pasojë e sulmeve 2 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën.



