Vritet me disa plumba filmbërësi meksikan i serialit “Narcos”, Carlos Munoz Portal
Carlos Munoz Portal është gjetur i vrarë pasi ishte qëlluar me armë zjarri në një qytet të largët të Meksikës.
Portal, përveçse kësaj serie të Netflixit, ka punuar edhe në trilerin tjetër po ashtu për drogën të nominuar për Oscar, “Sicario”.
Nuk dihet nëse vrasja e tij ka të bëjë me serialet, por dihet se sezona e katërt e serialit “Narcos”, i cili do të xhirohet në shtetin meksikan, do të zbulojë edhe disa të pathëna rreth Escobarit.
Theksojmë se vetëm për gjashtë muajit e parë të këtij viti në Meksikë kanë ndodhur 2,186 vrasje ndërsa shumica e vrasjeve i atribuohen karteleve rivale të drogës. /Telegrafi/



