Vritet klouni që argëtonte fëmijët e Alepos
24 vjeçari Anas al-Basha, refuzonte të largohej nga qyteti sirian bashkë me prindërit e tij, e me dhjetëra mijëra të tjerë, kur qeveria avancoi kundër grupit të rebelëve në verën e kaluar.
Ai vazhdonte të maskohej e të mbante parukën ngjyrë portokalli e kapelën me lule të verdha që të argëtonte fëmijët lokalë, gjatë bombardimeve e luftimeve të ashpra që nga fillimi i luftës civile siriane, transmeton koha.net.
Al-Basha, i njohur si klouni i Aleppos, dyshohet se është vrarë nga bombardimet ruse apo siriane, në lagjen lindore Mashhad të martën.
“Ai ka jetuar që t’i bënte fëmijët të qeshnin e të lumtur në errësirë, në vendin më të rrezikshëm në botë”, ka shkruar në Facebook vëllai i tij, Mahmoud, i cili po ashtu jeton ende në Aleppo.








