Vritet reperi amerikan

Vritet reperi amerikan

Reperi i Çikagos “FBG Cash” u qëllua për vdekje dhe një grua u plagos ndërsa ata ishin ulur në një makinë, të premten herët në mëngjes, kanë treguar autoritetet amerikane.

Policia tha se një 31-vjeçari u godit nga të shtëna të shumta me armë para se të dërgohej në spitalin Christ, ku u shpall i vdekur, shkruan NBC News.

Viktima e dytë, një grua 29-vjeçare, u godit në krahun e majtë dhe në pjesën e sipërme të shpinës dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ka njoftuar policia.

FBG Cash është një emër skenik për reperin, emri i vërtetë i të cilit është Tristian Hamilton.

Shpërndaje në: