Vuante nga depresioni, vetëvritet aktorja (Foto)
Aktorja e njohur në Indi Moumita Saha i ka dhënë fund jetës duke u varur me anë të një shalli në apartamentin e saj në Kalkuta.
Aktorja 23-vjeçare indiane vuante nga depresioni pasi nuk kishte arritur ende të bënte sukses në industrinë e filmit.
Ajo kishte kishte lënë një letër ku fajësonte veten pse nuk ishte bërë e suksesshme dhe i kërkonte falje prindërve.
Moumita jetonte vetëm. Prindërit e saj ishin bërë merak kur e kishin telefonuar disa herë, por ajo nuk ishte përgjigjur. Kështu ata kishin telefonuar pronarin e shtëpisë i cili kishte hapur me forcë derën dhe e kishte gjetur aktoren të varur.




