Vuante për kafshatën e bukës, ‘Zemra e Artë’ mahnit botën me gjestin e fundit (Foto)
Emri i Mohamed Salah vazhdon të përmendet çdo ditë e më shumë për të mirë
Fantazisti i Liverpoolit po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, ndërsa nuk ndalet së bëri vepra edhe jashtë fushës së futbollit, transmeton Periskopi.
Ylli egjiptian që së fundi po thirret edhe si ‘Zemra e Artë’ ka bërë një gjest të mrekullueshëm ndaj një vogëlushi që po vuante për kafshatën e bukës.
Mohamed Abdel Karim ishte emri i një djali që u pa në një emision televiziv me me një bluzë të shkruar emrin dhe numrin e Salah në anën e prapme , në pamundësi për të blerë një fanellë të tij.
Me të parë këtë emision, ylli i Liverpoolit kontaktoi gazetaren May Helmy për të vënë në kontakt me Mohamedin e varfër.
Mediat egjiptiane shkruajnë se Salah ia ka siguruar jetën djaloshit të varfër duke i paguar shkollimin për tërë jetën, duke i paguar banimin ndërsa më e pakta që bëri sigurisht që ishte edhe dhurimi i fanelës origjinale të tij.

Kujtojmë se Salah është i njohur për aksionet e tij humanitare.
Ai ka ndërtuar një spital gjigant në Basioun që ka kushtuar 4.5 milionë euro.

Poashtu, ka ndërtuar dy shkolla në Egjipt, një bazë industriale në Kairo, ka dhënë dhjetëra donacione në tragjedi të ndryshme në vendlindjen e tij.
Për këtë në Egjipt emrin e Mohamed Salah e mbajnë rrugë, shkolla, qendra kulturore sportive në nderim të tij.
Kampion brenda dhe jashtë fushe, ky është Mohamed Salah, futbollistit të cilit iu është falur edhe tokë në vendin e shenjtë, në Mekë.
“Salah do të marrë dhuratë një parcelë toke në Mekë. Dhurata është për moralin, karakterin bujar, dhe për meritat e tij si ambasador i tolerancës fetare e vlerave etike për muslimanët kudo. Salah mund ta mbajë tokën për vete, ta shesë, mund të ndërtoi në të xhami apo mund të ndërtoi një fondacion bamirësie. Toka do të jetë personale e tij”, ka thënë Al Rooqi, nënkryetari i qytetit të shenjtë musliman, Mekës. /Periskopi/




