Vuçiq: Bëjmë çmos për të ruajtur paqen, nga Prishtina s`presim asgjë
Kështu ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se situata është komplekse dhe se pasdite në Rashkë do të bisedojnë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Vuçiq para gazetarëve nuk ka dashur të komentojë mbi detajet e takimit të mbrëmshëm në Bruksel, ndërkaq ka potencuar se nuk varet çdo gjë nga pala serbe, dhe nuk duan të shkelin fjalën dhënë BE-së se nuk do të dalin në publik me informacione rreth këtij takim, shkruan “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.



