Vuçiq: Me shqiptarët e Kosovës do të jetojmë edhe 1000 vjet

Vuçiq: Me shqiptarët e Kosovës do të jetojmë edhe 1000 vjet

Me shqiptarët e Kosovës do të jetojmë edhe 1000 vjetët e ardhshëm dhe për këtë arsye ne duhet të punojmë së bashku për të mirën e të dyja vendeve , për të gjetur mundësi të mira politike si dhe të mos i dëmtojmë interesat e tyre kombëtare, tha sot kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje për çështje të caktuara. Dhe me aq sa unë  di kjo është e papëlqyeshme edhe në Serbi, por ne duhet të kuptojmë se duhet të jetojmë , në qoftë se jo me njëri-tjetrin, atëherë pranë njëri-tjetrit.  Dhe kështu të  jetojmë në një mijë vjetët e ardhshëm “, ka thënë ai para gazetarëve në Bruksel, pas një takimi që pati me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini.

“Kushdo që mendon se ne duhet të bëjmë  luftëra dhe të hyjmë në konflikte nuk mendoj se është i zgjuar dhe ia do të mirën vendit tonë”, theksoi, raporton Tanjug.

Sipas Vuçiq edhe çështja e formimit të komunave serbe është pyetja më e vështirë dhe thelb i marrëveshjes së Brukselit, por nuk është e lehtë për shqiptarët që ta zbatojnë në këtë kohë.

“Gjëja më e rëndësishme është se gjërat po lëvizin përpara dhe ne duam të shohim se si gjërat t`i zgjidhim me strategji” shtoi ai.

 

Shpërndaje në: