VV diskuton për fushatën e zgjedhjeve lokale me një delegacion nga Partia Socialiste Zvicerane

VV diskuton për fushatën e zgjedhjeve lokale me një delegacion nga Partia Socialiste Zvicerane

Lëvizja Vetëvendosje ka pritur në takim një delegacion nga Partia Socialiste Zvicerane, shkruan Periskopi.

Në këtë takim u diskutua lidhur me fushatën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, punësimin e të rinjve, buxhetin e shtetit, shërbimet shëndetësore dhe modelin qeverisës të VV’së.

Lajmin për këtë takim e bëri të ditur Ismajl Kurteshi, i cili publikoi edhe fotografi në rrjetin e tij social “Facebook”.

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

Patëm kënaqësinë të presim në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! një delegacion nga Partia Socialiste Zvicerane, të përbërë nga përfaqësues të pushtetit lokal, akademikë e gazetarë si Nicola Behrens, Qëndresa Sadriu, Adrian Knopfli, Chrisitne Stokar, etj. Në këtë takim diskutuam lidhur me fushatën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, por më gjerë edhe për punësimin e të rinjve, buxhetin e shtetit, shërbimet shëndetësore dhe në përgjithësi modelin qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Më tej konsideruam edhe mënyrat e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe delegacioni i uroi suksese Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këto zgjedhje lokale.

Shpërndaje në: