VV do të ankohet ndaj vendimit të PZAP-së që urdhëron certifikimin e Listës Serbe

VV do të ankohet ndaj vendimit të PZAP-së që urdhëron certifikimin e Listës Serbe

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të ankohet në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që urdhëroi KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ankesa do të dorëzohet në ora 15, ka mësuar KOHA nga burime të saj.

Më 25 dhjetor, PZAP-ja aprovoi ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit të KQZ-së për të mos ta certifikuar atë.

Sipas arsyetimit të këtij mekanizmi, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi, të enjten ka thënë se nuk do të ankohen në Supreme, pasi sipas tij edhe ajo do ta ketë të njëjtin arsyetim për këtë çështje.

“Rrnoftë Hashim Thaçi”, “nalnu bre djem”: Qytetarët e Drenasit i brohorasin Kurtit (VIDEO)

Shpërndaje në: