VV-ja mundohet të gjejë “qime në ve” pasi PDK kërkoi që Rezoluta të jetë pikë e parë e rendit të ditës
Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar një draft-rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në vend, shkruan Periskopi.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku kërkoi që kjo rezolutë të futet si pikë e parë e rendit të ditës.
Me këtë nuk është pajtuar Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu që vjen nga kjo parti tha se kjo nuk është përmendur në kërkesën formale që e ka dërguar PDK-ja.
“Pika që është propozuar nuk e definon që të jetë e para apo e dyta e rendit të ditës. Kërkesa e PDK që është proceduar në Kuvend të Kosovës nuk e thotë këtë”, tha mes tjerash Haxhiu



