VV mbrëmje poetike kushtuar grave: I vetmi lexues mashkull Elvis Hoxha
Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë ka organizuar një aktivitet në kuadër të muajit mars – të cilin sapo e lam pas.
Aktiviteti i është kushtuar kujtimit të luftës së grave për drejtësi dhe barazi.
Sipas njoftimit të partisë në pushtet, mbrëmja kishte emrin “Mbrëmje Poetike’.
Nga kjo mbrëmje, fatkeqësisht nuk ka video deri në këto momente. Mes figurave të njohura që lexuan poezi, ishte edhe Elviz Hoxha i VV-së.
Sipas agjendës, zoti Hoxha ka lexuar poezinë ‘Dy buzë’. Nëse është poezia e Migjenit, për çka për momentin s’mund ta vërtetojmë se a e ka lexuar të njëjtën, është poezia e bukur më poshtë:
Dy Buzë
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma ikën
ndër do bota të larta…
Dy buzë të përgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithen
në buzë kur m’u njitën
andjet m’i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trunin ma helmuen
e në fund u mërguen…
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një grueje stërzane
një pranverë të tanë më mormë
një pjesë zemre më nxormë,
dhe gëzimin ma vodhnë…
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lotë të mia
qenë shenjat e dhimbjes
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.
U lexuan dhe komentuan këto poezi, sipas njoftimit:
– Poezia “Ninëz Ikonë”, autori Krenar Zejno, lexoi Zhaneta Xhemajli.
– Poezia “Një Grua e pjekur” nga Renacer Humano, lexoi Zhaneta Xhemajli.
– Fragmenti “Greta” nga autorja Majlinda Bregasi, lexuan Majlinda Bregasi dhe Zhaneta Xhemajli.
– Pozia “NE”, lexoi Donikë Ahmeti, komentoi autorja Tinka Kurti.
– Elvis Hoxha lexoi dhe komentoi poezitë; “Gruaja Shqyptare”, “Dy Buzë”, “Baladë Qytetëse”
– Poezia “Shkëmbi i Vajës”, lexoi Donikë Ahmeti, komentoi Hatixhe Hoxha.
– Poezia “Këngë e Krismë” kushtuar heroinës Myrvete Maksutaj, autore dhe lexuese Hyrie Veliu-Jeta./Periskopi



