VV prin në Fushë Kosovë pas 88 për qind të votave të numëruara – balotazh mes Prebrezës dhe Osmanit
Fushë Kosova pritet të votojë sërish për balotazh në zgjedhjet lokale për të përcaktuar kryetarin e tyre të ardhshëm.
Gara mes Valon Prebrezës së VV-së dhe Besnik Osmanit të LDK-së është e padiskutueshme për zgjedhjet e 9 nëntorit.
Valon Prebreza ka arritur të marrë 44 për qind të votave dhe Besnik Osmani 37 për qind të votave, pas 88 për qind të votave të numëruara. /Periskopi/



