“Walcott dhe Giroud nuk dëshiruan që të largoheshin nga Arsenali”

“Walcott dhe Giroud nuk dëshiruan që të largoheshin nga Arsenali”

Arsene Wenger ka thënë se Theo Walcott dhe Olivier Giroud nuk dëshiruan që të largoheshin nga Arsenali

Walcott kaloi te Evertoni, ndërsa Giroud te Chelsea, krejt kjo shkaku i minutazhës që kishin te Arsenali, shkruan Periskopi.

Por, tekniku francez ka zbuluar se ish-lojtarët e Arsenalit nuk dëshironin largimin nga ‘Emirates’.

“Unë gjithmonë kam thënë lojtarët të cilit luftojnë për këtë fanellë dhe për këtë klub duhet të respektohet,” u shpreh fillimisht Wenger.

“Të gjithë tifozët e dinin që Theo nuk u largua se kishte ndonjë problem me Arsenalin. Arsyeja pse ai u largua ishte se ai dëshironte që të luante më shumë pasi këtu nuk kishte hapësira.

“Olivier gjithashtu u largua për të njejta arsye sikur të Walcott, u mërzitë kur u largua, ai me gjithë zemër dëshironte të qëndronte këtu,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: