Watford i jep leksion Unitedit
Watfordi ka mposhtur Manchester United me rezultat 3:1, në ndeshjen e javës së pestë në Premier Ligë.
Vendësit zhvilluan një lojë tejet të mirë duke organizuar shumë aksione.
Golin e parë e shënoi mesfushori Ettiene Capoue në minutën e 34.
Goli i barazimit erdhi nga talenti i madh Marcus Rashford, i cili shënoi për mysafirët në minutën e 62.
Mirëpo, vendësit nuk u dorëzuan dhe kërkuan fitoren deri në fund.
Ishte Juan Camilo Zuniga ai i cili riktheu epërsinë e vendësve në minutën e 84, ndërsa rezultatin e vulosi Troy Denney nga penaltia në kohën shtesë.
Pas pesë xhirosh, United mbetet në pozitën e gjashtë me nëntë pikë, ndërsa Watford gjendet në vendin e tetë me shtatë pikë. /Periskopi.com



