Kush po tregohet i ashpër me yllin e United?
Drejtori gjeneral i klubit gjerman i pyetur se a do të tentojë të nënshkruajë përsëri me armenin, ai është përgjigjur thjesht, jo, pasi mesfushori i Manchester United është lojtar jointelegjent.
Watzke tha: “Çdo lojtar intelegjent duhet të marrë parasysh se në çfarë ambienti po kalon”
“Kur ju luani në vende që punojnë rreth jush, sikurse në Dortmund, atëherë është e çuditshme të largohesh nga ai vend, vetëm pasi që më në fund filluan gjërat të ecin mbarë për ju pas shumë kohë.”
“Ne duhet të përballemi me humbjen e dy lojtarëve të klasit botëror si Hummels dhe Gundogan e po ashtu Mkhitaryan”.
“Në rastin e Mkhitaryan, ishte lojtari që vendosi vetë. Raiola është një njeri intelegjent, dhe i ashpër gjithashtu.”
“Ai ka një mënyrë të të bërit biznis, por ne e kemi ditur në momentin që jemi ulur të bisedojmë për Mkhitaryan. Raiola është sjellur korrekt”, përfundoi drejtori i Dortmund.
Armeni, Henrikh Mkhitaryan është transferuar këtë verë në Old Trafford. /Periskopi.com




