Wawrinka-Nadal, finalja e Roland Garros

Wawrinka-Nadal, finalja e Roland Garros

Stanislas Wawrinka dhe Rafael Nadal do të ndeshen sërish me njëri-tjetrin në finalen e një turneu “Grand Slam”, këtë radhë në Roland Garros.

Spanjolli, i cili synon titullin e 10 në këtë turne, do të kërkojë hakmarrjen ndaj zviceranit për humbjen në finalen e Australian Open të vitit 2014.

Nadal mundi në gjysmëfinale të riun Dominic Thiem me rezultatin 3-0.

Ndërsa Wawrinka mundi në gjysmëfinale Andy Murray me rezultatin 3-2, duke marrë hakun për humbjen e pësuar nga britaniku vitin e kaluar. Ishte një ndeshje maratonë ajo Wawrinka-Murray, që u mbyll pas 4 orë e 34 minutash lojë, me suksesin e zviceranit që bëhet tenisti më i vjetër në moshë që luan finalen e Roland Garros që pas Nikki Pilic, i cili në vitin 1973, në moshën 33-vjeçare luajti përballë Ilie Nastasse.

Murray mori kryesimin 2-1 në këtë ndeshje, teksa fitoi setin e parë dhe të tretë 7-6 dhe 7-5, ndërkohë që Wawrinka fitoi të dytin 6-3.

Në setin e katërt dhe të pestë ishte zvicerani ai që shkëlqeu, teksa i fitoi këto fraksione 7-6 dhe 6-1, për të siguruar finalen e tij të katërt “Grand Slam” në karrierë.

Shpërndaje në: