Wayne Rooney arrin tek klubi i Everton për të kompletuar transferimin (Foto)
Sulmuesi anglez, Wayne Rooney ka arritur në vendin ku trajnon Evertoni, Finch Farm, për të kompletuar testet mjekësore para transferimit tek klubi ku filloi karrierën.
Rooney është shumë afër rikthimit tek Evertoni, pas 13 viteve të kaluara në Old Trafford, transmeton Periskopi.
Anglezi ka pranuar shkurtim të rrogës prej 50 përqind, ku tani pritet të përfitojë rreth 150.000 mijë funta në javë.
Wayne kishte lënë Evertonin në moshën 18 vjeçare për Man Unitedin, me të cilët ka pastaj fitoi pesë herë Premier Ligën dhe një herë Ligë e Kampionëve. /Periskopi








