Wayne Rooney pensionohet nga futbolli me Kombëtaren angleze (Foto)
Sulmuesi i Evertonit, Wayne Rooney sot ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij me Kombëtaren e Anglisë në futboll.
Wayne në karrierën e tij për Kombëtaren angleze e mbylli si futbollisti më i mirë në histori të kësaj kombëtare, transmeton Periskopi.

Ai shënoi 53 gola në 119 paraqitje për ‘Tre Luanët’.
Rooney lansoi një deklaratë në profilet e tij nëpër rrjetet sociale, ku deklaronte pensionimin e tij.
Sulmuesi bëri debutimin e tij për Anglinë në vitin 2003, në një ndeshje kundër Australisë, dhe më pas vazhdoi për të përfaqësuar vendin e tij në tre Kampionate Botërore dhe tre Kampionate Evropiane. /Periskopi



