“Weltnacht”, apo “nata mbi botë” e konformizmit global
Diego FUSARO
Në “Shtigjet e Pyjeve”, Heideggeri përdorë frazën “Weltnacht” – “Nata mbi botë”/” “Nata gjithëboterore”, huazim nga poeti i tij i dashur Hölderlin, për ta përshkruar gjendjen dhe pamjen e mërzitshme të botës teknike-kapitaliste (termi është i Fusaros në këtë rast) të përbërë nga individë të reduktuar thjesht në shifra. Jetojmë, thotë Heidegger, në kohën e natës gjithëbotërore apo territ gjithëboteror, për shumë arsye. Parasëgjithash nën kupën e qiellit sot dominon një terr aq i skajshëm, sa që është bërë i pakapshëm edhe për vetën e vet. Banorët e sotëm të tekno-kapitalizmit, janë viktima të automatizmit te vetëreferuar, pa kurrfarë lidhjesh imunitare me ndonjë të ardhme alternative.
Kësodore e ardhmja e (e nënkuptuar dhe e nënkontekstualizuar si vazhdimësi e së tashmës) është e atashuar gjithnjë e më shumë kah fuqizimi i dëshirës dhe forcave të sistemit prodhimtar, prej nga edhe këta banorë janë kthyer në të shkujdesur përballë territ që ka mbuluar botën. Janë të verbuar deri ne pikën e të menduarit që ky sistem është i natyrshmi dhe i duhuri ; Nuk janë të vetëdijshëm për tëhuajsimin, çtruallizmin, leqitjen, boshllëkun, në të cilin ka rënë njeriu modern, duke harruar kështu veten e tyre si qenie, natyrën e tyre shoqërore dhe të përbashkët, thirrjen për të projektuar një të ardhme alternative. Në kryeveprën e tij, “Qenia dhe Koha” (1927), Heideggeri insiston ne lirshmërinë e gjetjes, në mundësinë e te qenit, në mundesinë e një të ardhme alternative karshi totalitetit të situatës mbizotëruese, në projektim të (vetë)ekzistencës me shikim kah e ardhmja.
Por shkëndizat e këtij kushti thelbësor të ekzistencës njerezore në botë, shuhen sapo të jenë zënë nga veloja e territ gjithëbotëror, për shkak se njeriu është i detyruar të jetojë vetëm në të sotmen, thua se s’ka te nesërme, i shtyrë kështu ta planifikoj të nesërmen e tij vetëm si vazhdimësi e të sotmës respektivisht të projektojë vetëm atë që përcjellë të sotmen. E vetmja e ardhme për të cilën njerëzimi apo “njeriu teknik” siç e definon Heideggeri është i aftë, është e ardhmja përllogaritëse; e ardhmja e llogaritjeve të rritjeve bruto dhe neto, përkatesisht e kalkulimit mbi rritjet e profitit. Terri tanimë është lëshuar në tërë orbitën e horizontit (s’na mbetet mundësi të besojmë se do ngelet [as] mugetirë).
Mungon vetëdija mbi mekanicizmin fatal, mbi hullinë e magjepsjes me teknologjinë në të cilën tragjikisht kemi rënë. “Weltnachti” apo “Terri gjithëbotëror” i Heideggerit aludon edhe në nje aspekt të dytë, ngusht i lidhur me të parin: epoka e sotme e teknikës absolute, epoka e territ gjithëboteror dhe e dimrit të pafund (siç e pati definuar tek “Shtigjet e pyjeve”), është e tillë çfare është, meqë është duke përçuar kah një “uniformizim” planetar, karakteristik me natën. Me të rënë nata, qeniet humbasin shumëçka nga vetja e tyre: shumëdimensionalitetin, shumëllojshmërinë, koloritin dhe formën, duke shpërfaqur tendenca të njëtrajtesimit e njejtësimit.
Ngjashëm me këtë, sot në natën gjithëboterore kemi triumfin e territ te territ, pra të territ gjithnjë e me të errshëm, në te cilin qenia humbet pluralitetin e saj. Apo me fjalë te Heideggerit: krijesat pushojnë se krijuari, bota pushon së plleshmi botër(ra) – të reja – ngase sikurse bota ashtu edhe sendet e gjejnë vetën të reduktuara (për të mos thënë të zbritura a pjestuara, vërejtje e imja) në sasi/kuantifikime te kulluara, ne objekte që rreshtohen pa kundërshtim ndaj manipulimit të fuqisë teknike-kapitaliste, e qe kjo e fundit gjithë çka nënkupton është kembimi i lirë. Për rrjedhim përqellimohen vetëm sasira, shifra, pajisje perdorimi, përllogaritjeje e manipulimi, me ç’rast gjërat pushojnë së vlejturi për atë qe janë e për vlerat që kanë, zhvishen nga to, për tu kanalizuar drejt regjimit prodhimtar.
Shkurt fjala vlejnë përaq sa i duhen regjimit, pra vetëm për aq sa janë te përdorueshme. Fitimi kësisoji bëhet “idoli i madh i kohës sonë”. Në epokën e territ planetar të Heideggerit, të gjitha rrugët përçojnë kah derexheja e palavd e përdorimit, gjithçka bëhet bazë e përdorimit të pakufishëm, mjet i perpunimit nga regjimi, e ku te vlefshëm nënkuptohen vetëm shenjuesit e përkohësisë, sasisë dhe këmbyeshmerisë (nëse veç posedohen). Në natën gjithëbotërore vije deri tek një errësim i vlerave sepse të gjitha ngulfaten në vetem një të mbijetuar: atë tregtare.
Shumëllojshmëria e formave zhduket. Heidegger shton se si rrjedhojë nisë e dominon normëzimi planetar apo njëdimensionaliteti sipas Markuzes, logjika sipas te cilës gjithë çka përqellimohet janë forma prodhimi, dhe ku bota e humbë pluralitetin e saj formal, përkatesisht në te cilën pluriversumi i saj, më shumë e më shumë bëhet universum i njejtësisë. Hasim në gjëra te njejta, prodhojmë gjëra të njejta. Thjesht njeriu vije e bëhet gjithnjë më i prirur të takohet me gjëra te njejta. Të njejtën sasi, të njejtën fakturë, të njejtën shifër. Mu nga kjo shkurtohen edhe largësitë: gjëra të njejta, realitet i njejtë, mendime të njejta, metodë e njejtë e prodhimit dhe e të qenit gjallojnë ne Tokio, Njujork, Romë e Pekin.
Çdokund mbizotëron i njejti terr, errësira është omniprezente çdokund. Globalizmi në këtë mynyrë perpos që çrrënjezon, krijon edhe një uniformitet prej rreshtimi, terr global, ku gjithçka hapëron në një drejtim të vetëm te mundshëm, të imponuar nga po i njejti globalizim, e cili përqëllimon kyçjen në prodhimtari teknike-teknologjike, e ku gjithçka vlen për aq sa ka çmim dhe përdorim. Fytyra mbizotëruese e botës sot është kjo: në kohën e pushtetimit të sotëm me botën, të kyçurit në sistem vlejnë vetëm nëse janë për përdorim.
Përmboldhi dhe përktheu: Fatlum Sadiku



