Wembley ‘bëhet’ stadiumi i gjigandit anglez

Wembley ‘bëhet’ stadiumi i gjigandit anglez

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan miratoi lejen e dhënë në muajin janar nga Këshilli i Hammersmith dhe Fulham për rikonstruksionin e impiantit të Bluve, kostoja për të cilin arrin deri në 500 mln Paund.

Kjo do të thotë se Chelsea duke nisur nga viti 2018, për 3 sezonet e ardhshme do të duhet të luajë në një stadium tjetër dhe deri tani kandidaturat kanë qenë ëembley dhe Tëickenham. Por drejtuesit e stadiumit të Tëickenhamj duket se e kanë refuzuar mundësinë që Blutë e Londrës të luajnë në këtë impiant pasi ekziston frika për dendësim të trafikut e sidomos për përkeqësim të sjelljes së tifozëve.

Kjo do të thotë se opsioni i vetëm për Chelsean mbetet ëembley. Por në këtë impiant do te luajë ndeshjet e tij edhe Tottenhami që gjithashtu do të bëjë punime në “White Hart Lane”. Por skuadra e Hotspurs, do të luajë vetëm sezonin tjetër në ëembley pasi në atë 2018/2019 ajo do të kthehet në shtëpinë e saj të re.

Shpërndaje në: