Wenger akuzohet për sjellje josportive
Francezi shtyu gjyqtarin e katërt Anthony Taylorin pasi u përjashtua nga ndeshja në fitoren 2 me 1 në Premier Ligë ndaj Burnleyt të dielën.
Pas ndeshjes Wenger kishte kërkuar falje, ndërsa ka kohë deri të enjten të përgjigjet për akuzën.
“Në minutën e 92-të, Wengeri përdori fjalë ofenduese ndaj gjyqtarit të katërt. Pas përjashtimit nga pjesa teknike e dedikuar për trajner, sjelljet e tij vazhduan me kontakte fizike në tunel”, thuhet në njoftimin e Federatës.



