”Wenger do ishte zgjidhja e problemeve për Chelsean”
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger do të ishte “një trajner i shkëlqyeshëm për Chelsean” nëse do të bënte një rikthim sensacional në Premier Ligë, sipas David Seaman.
Trajneri francez i dha fund aventurës 22-vjeçare me ‘Topçinjët’ sezonin e kaluar, por nuk e ka konfirmuar pensionimin dhe një punë e re do ishte e mirëpritur për të.
Wenger është lidhur me shumë skuadra që prej largimit nga Arsenal, mirëpo ende nuk ka vendosur se kur do të rikthehet në pankinë, transmeton Periskopi.

Me Sarrin që është nën presion të madh, Wenger mund të jetë zëvëndësuesi ideal për të. Por problem i madh pritet të jetë mosha e vjetër e tij që në tetor mbush 70 vjet.
”Ai ka thënë se nuk do të rikthehet më në Premier Ligë për shkak të dashurisë për Arsenalin. Megjithatë, ata[tifozët dhe Arsenali] nuk e trajtuan mirë viteve të fundit”.
”Duket sikur mund të ketë një boshllëk tek Chelsea mjaft shpejt, varësisht nga tre ndeshjet e ardhshme, të cilat janë tre ndeshje të mëdha për Chelsean”.
”Arsene do të ishte i mrekullueshem tek Blutë, mendoj. Do të ishte i shkëlqyer kudo, ai është një trajner fantastik”, potencoi ish-portieri i Arsenalit. /Periskopi/



